Nëse do shëtisnit në zonën e ish-Bllokut mund të gjenit bare pa fund, butikë luksi gjithashtu, por optika pak do ju zinin sytë. Për t’iu ardhur më pranë kërkesave të klientëve që vizitojnë Lux Optika-n prej dy vitesh në pikën e saj të deritanishme në Bulevardin Zogu I, administratorët e saj, vendosën të hapin një pikë të re në ish-Bllok, ku dukej sikur vendi priste.

Eventi përurures do të jetë të enjten, në orën 19.30, përballë Sky Tower, organizuar nga Class Alketa Vejsiu dhe me pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura të jetës publike.

“Ajo që duhet të theksojmë është që ne jemi të fokusuar në radhë të parë te kujdesi mjekësor i syrit. Ky është një biznes familjar i hapur nga një familje mjekësh, mamaja ime Elvira Dervishi, është mjeke okuliste dhe ne do të ofrojmë në këtë optikë, ashtu siç kemi bërë deri tani, vizita optometrike dhe okulistike, pra matjet e ndryshme për numrin e syzeve dhe gjithë sëmundjet që mund të kenë sytë duke nisur nga një infeksion i thjeshtë. Sigurisht nuk kemi lënë pas as pjesën e modës. Në optikë kemi shumë nga markat e njohura, përfshirë edhe dy ekskluzivitete Retrosuperfuture dhe Thierry Lasry”, thotë Orgeta Dervishi, administratorja e optikës, teska duhet kujtuar që përvoja e Lux Optika-s nis që në vitin 2008 me optikën e hapur në qytetin e Vlorës.

Te Lux Optika mund të gjeni syze Dior, Gucci, Rayban, Persol, Fendi, Etro, por edhe dy markat ekskluzive, syzet chic dhe moderne dhe forma që nuk janë krijuar për t'u harruar, të stilistit francez Thierry Lasry dhe modelet e reja që nuk mund t’i gjeni tjetërkund, të RetroSuperFuture.

Thierry Larsy

Thierry Larsy

RetroSuperFuture ka sjellë edhe syzet super të veçanta Tuttolente, që janë lente plotësisht, bashkë me bishtat, me xhama Zeiss, të njohur për cilësinë e tyre prej vitesh, duke kombinuar kështu traditën me modernen, siç ka dhe emrin.

Thierry Larsy

Nëse dikush mendon që të gjitha këto oferta nuk janë për xhepat e tij, nuk duhet të largohet pa e vizituar vetë optikën. “Çmimet e optikës sonë janë të përballueshme për blerësit masiv, ka një gamë shumë të madhe syzesh me çmime mesatare”.

Pra çmime ekonomike dhe pse quhet Lux! Sepse lux-i qëndron në qartësinë e shikimit dhe garancinë e zgjedhjes së shkëlqyer.