Reperi amerikan Chris Brown ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar të Instagramit se në datën 8 korrik do të vizitojë Shqipërinë për një koncert, në kuadër të turit të tij në Mesdhe. Durrësi do të jetë qyteti ku mund të shikoni nga afër këngëtarin e shumë hiteve botërore.

Pas emrave të njohur si Willy Williams dhe James Arthur, Chris Brown është një emër tjetër shumë i njohur i muzikës botërore, që do të gjendet pranë audiencës shqiptare. Turi i këngëtarit fillon në 18 qershor në Spanjë dhe përfundon në 19 korrik, po në Spanjë, duke kaluar më parë nga Italia dhe Portugalia.
