"Në një botë më të lidhur nga pikëpamja dixhitale, secili prej nesh ka fuqinë dhe përgjegjësinë për të frymëzuar miqtë tanë që të ndihmojnë të tjerët dhe të krijojnë një botë më humane", Ban Ki-Moon, sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Të jesh humanitar nënkupton të angazhohesh aktivisht për të përmirësuar mirëqenien njerëzore. Bëhu edhe ti pjesë e nismës "Trego që je human: Ndihmo njerëzit në nevojë!" e organizuar nga shoqata "Together for Life" dhe e mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).
Me rastin e Ditës Botërore Humanitare më 19 gusht, ndihmat humanitare të mbledhura do të shpërndahen për familjet rome të Shkozës në Tiranë. Jep edhe ti mbështetjen tënde. Për një shoqëri më të mirë.
Data 19 gusht është Dita Botërore Humanitare. Është caktuar e tillë si një ditë për të kujtuar ata që punojnë në çështjet humanitare, si dhe ata që kanë humbur jetët e tyre duke punuar për këto çështje. Ajo është gjithashtu një mundësi për të festuar frymën që nxit punën humanitare në gjithë botën.
Për secilin që kërkon të kontribuojë, pranohen ndihmat në veshje dhe ushqime (ushqime që nuk prishen).
Për kontakt më të drejtpërdrejtë kontaktoni nga e hëna në të premte (ora 9:00 - 16:30, në numrin e telefonit 044817266).
Të gjithë ata që do të kontribuojnë me ndihma, do të jenë të mirëpritur, nëse dëshirojnë, të marrin pjesë edhe në shpërndarjen e ndihmave në datën 19 gusht.