Suada Sherifi sot është bërë nënë. Ajo ka postuar dy foto në Snapchat-in e saj, në një nga të cilat shkruan “Falënderoj Zotin që sot më bekoi me një vajzë” dhe në tjetrën tregon një tufë gjigante me lule që ka mbërritur në dhomën e maternitetit për mamanë dhe vajzën.

Miss Albania ,që ka pasur një shtatzëni aktive, e kishte njoftuar prej disa muajsh që priste një bebe, si dhe që bebja ishte vajzë.

Në Snapchat-in e miss-it sot ka edhe një foto në orët e mëngjesit, që mund të jetë realizuar para lindjes, ku ajo uron një ditë të mbarë. Kjo megjithatë nuk ndryshon gjë në pamjen e Suadës që duket si gjithmonë shumë simpatike.

Suada ka shpërndarë, pas lindjes, disa video, që tregojnë dhuratat në dhomën e maternitetit.