Dankan, djali i parë i Kastro Zizos ka festuar ditëlindjen e tij të dhjetë. I ati, në ato pak raste kur ndan me të gjithë emocionet e prindit, këtë herë nuk ka mundur ta mbajë për vete ndjesinë që i ka krijuar i biri në këtë përvjetor. Plot një dekadë më parë, Kastro kujton se statusi që i dhuroi Dankan i plotësoi atij qenien, duke ia shtuar edhe me ndjenjën e prindit.

Në një mesazh në profilin e tij në Instagram, Kastro, rrëfen sa e fortë është lidhja e tij me fëmijën e parë, sa përgjegjësi i ka dhënë ai, por edhe sa i rritur i duket sot Dankan të atit: “Si sot 10 vjet më parë ti erdhe në jetë, më plotësove qenien time duke ma shtuar me ndjenjën më të bukur në botë.. atë të prindit! Të kam dritë, sy, shpirt... s’e di nëse duhet të përkedhel apo të flas si një "burruk". Me rëndësi që jam babi më krenar në botë. Ta do babi qenien. Edhe 100 bir...”

Mes shumë urimeve të miqve virtalë, edhe shumë personazhe të njohur, kolegë e miq të Kastros i kanë uruar Dankanit përvjetorin e tij të dhjetë.