Pas ndarjes me këngëtaren e njohur Soni Malaj, balerini Mirko Luccarelli u shkëput nga Shqipëria për të vijuar profesionin në Itali. Divorci i bujshëm i një viti më parë nuk kaloi pa u komentuar gjatë edhe nga mediat shqiptare, të cilat shkruan edhe për shkaqet e mundshme të ndarjes në atë kohë. Derisa vetë këngëtarja rrëfeu publikisht se ajo marërdhënie kishte përfunduar dhe si ajo, ashtu edhe Mirko do të vazhdonin të takoheshin, të ishin miq dhe prindër të mirë të vajzës së tyre Anna.

Pak muaj më pas, një lajm tjetër i bujshëm u bë objekt në mediat rozë. Soni Malaj kishte filluar një lidhje të re. Klevi ishte një biznesmen i panjohur për publikun, por kishte fituar shpejt zemrën e artistes. E pas Sonit, nuk ishte larg edhe koha kur ish-bashkëshorti i saj të shihej i shoqëruar me një partnere. Duket se edhe balerini e ka gjetur dashurinë dhe po kalon një periudhë të bukur. Burime pranë Bluetooth bëjnë me dije se edhe Mirko, prej disa kohësh tashmë, është në një lidhje të re dhe po shijon dashurinë.

Në një foto të fundit të postuar në profilin e tij në Isntagram, vajza bionde në krah të tij është e dashura, e cila, siÒ« mësohet, është po ashtu pjesë e artit. Të dy kanë disa muaj të lidhur dhe, sipas miqve të afërt, kanë një raport shumë të mirë.
