Një ndër emrat më të njohur të kinematografisë turke, ëshë vënë sërish në qendër të vëmendjes nga mediat. Tashmë, Kenan İmirzalıoÄŸlu ka nënshkruar një kontratë të re, e cila nuk ka të bëjë me rolin e protagonistit në ndonjë serial televiziv. Kontrata i përket një fushë krejt tjetër, asaj të marketingut. Ezel do të jetë imazhi kryesor i një kompanie gjigante për disa vite me radhë dhe shifra me të cilën ai ka lidhur kontratën është marramendëse: plot 1.5 milion dollarë.
Ylli i kinematografisë turke, i cili i bëri të çmenden femrat në mbarë vendet ku u transmetua seriali i njohur “Ezel”, po vazhdon sukseset, edhe pse mendohej se imazhi i tij do të zbehej pas skandalit të vitit të kaluar në Turqi, ku u arrestuan një numër i madh personalitetesh publike, pjesë e të cilëve ishte edhe Ezeli.
Tani që kompania e marketingut i ka siguruar një shumë të majme, ndoshta Ezelit nuk i duhet të jetë më pjesë e serialeve turke, ndonëse për mediat vendase, ai nuk ka konfirmuar asgjë për projektet e reja në kinematografi.

Përtej projekteve të bëra publike, aktori i njohur, ditët e fundit është vënë në qendër të mediave rozë edhe për një lidhje të mundshme me një ndër aktoret më të bukura dhe më seksi të Turqisë, Sinem Kobal. Paparacët, madje, e kanë fotografuar aktorin, së bashku me 27-vjeçaren Kobal, në shëtitje, por Kenan nuk ka dashur të konfirmojë asgjë për këtë lajm. Duke anashkaluar, ai është përpjekur të fokusohet te projektet artistike, pa dhënë detaje për jetën personale. “Jam i dashuruar, por në mënyrën time...” e ka mbyllur diskutimin aktori turk.

