Regjisori dhe producenti i njohur, Petri Bozo, sapo ka prekur gjysmë shekulli jetë: 50 vjet, 30 nga të cilat me bashkëshoqëruesen e jetës, Alda Bida (Bozo). Ata të dy janë konsideruar gjithmonë si çifti me lumturi të madhe dhe të pafundme, sepse kanë lindur dhe kanë rrugëtuar së bashku përgjatë 30 viteve. Askush nuk i kupton dot veç, pa njëri-tjetrin, madje edhe publiku i gjerë, tashmë e di se aty ku është Petri, është patjetër edhe Alda. Jo më kot, ata janë konsideruar shpesh në biseda si çifti model që përçojnë një dashuri të madhe dhe të pakufijshme me njëri-tjetrin. Dhe ja ku shënojnë më shumë se çerek shekulli jetë së bashku. Për regjisorin e njohur të spektakleve, kjo nuk mund të ishte aspak rastësi. Pavarësisht se akrepat i kapën 50-ën dhe pavarësisht se prej vitesh Petri mban statusin e gjyshit, ai vazhdon të jetë po aq i ri sa shumë dekada më parë, kur do të organizonte Miss Albania-n e parë në Shqipëri. Duket që Miss-et e kanë bërë punën e tyre për ta mbajtur brenda “kornizave” të një 25-vjeçari.

E 50-a ditëlindje, natyrisht, s’mund të kalonte aq lehtë. Qiriri që qëndronte stoik për një dekadë, tani ia la vendin një tjetri, kështu që ky përvjetor është rrethuar me miq të mirë përgjatë viteve.

Një mbrëmje ndryshe nga të tjerat, me muzikë të gjallë nga Aurela Gaçe dhe vëllezërit Prifti, por edhe me shumë të ftuar:

Në profilin e saj në Intagram, Aurela shpreh urimin edhe virtualisht për Petri Bozon: “Në ditëlindjen e Petri Bozos…. Më parë mblidheshim shumë shpesh, bënim party pa pasur arsye. Edhe pse punonim shumë. Tani, ja, duhet të na bëjnë ftesa që të mblidhemi. Mbrëmë po gëzoja, jo vetëm pse kishim arsye të bukur, 50-vjetorin e Petrit, por se u mblodhëm. Na merr malli për kështu gjërash”, -shkruan këngëtarja në profilin e vet.

Edhe Çiljeta Xhilaga, një nga vajzat bukuroshe, e cila e ka nisur karrierën artistike nga spektaklet e Petrit, s’mund t’i mungonte listës së të ftuarëve. As ajo nuk mund ta mbante vetëm për vete kënaqësinë dhe adhurimin për çiftin Bozo, por e ka ndarë me të gjithë miqtë e saj virtualë: “Ky çifti këtu kanë 30 vjet bashkë dhe unë i uroj të bëhen dhe 100!” – shkruan Çiljeta në Intagram, ku ka postuar edhe një video nga mbrëmja e djeshme.