Gjithnjë e rezervuar për ta mbajtur sa më larg vëmendjes mediatike jetën e saj private, Julka Gramo, këtë herë nuk i ka shpëtuar dot publikut: ajo dhe bashkëshorti i saj, Andi Dj, vetëm pak ditë më parë janë bërë prindër për herë të dytë. Mësohet se këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Greg, pranë maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, me anë të një operacioni cezarian. Në ditën speciale, një dedikim të veçantë ka shkruar në faqen e tij në Facebook edhe bashkëshorti i Julkës, Dj i njohur Andy Gramm, i cili e ka shprehur kështu lumturinë pas ardhjes në jetë të Greg-ut: “Sot në mëngjes, ishte një nga ato ditë kur kupton vërtetësinë e shprehjes “Jeta vazhdon”. Ishim mësuar deri më sot me Ían. Prej ditës së sotme do të mësohemi me Ían & Greg. Fëmijët thuhet që të mbushin me jetë... TRUE! Jetë të gjatë bir dhe mos harro... love Mommy!”