Kryefjala e lajmeve të dy ditëve të fundit – çmimi “Oscar” i Leonardo DiCaprio-s, nuk mund të linte jashtë vëmendjes edhe modelen shqiptare Afërdita Dreshaj. Siç dihet, modelja e njohur është komentuar mjaft pas fotos me aktorin disa vite më parë, e cila përfshiu të gjitha mediat dhe u bë shkak më vonë edhe për ndarjen e saj me këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapi.
.jpg)
Megjithatë, në një rast si ky, i shumëpritur nga të gjithë (i tillë duket të ketë qenë edhe për Afërditën), bukuroshja nuk ka hezituar për t’iu bashkuar urimeve të panumërta në adresë të aktorit nga e gjithë bota. Pikërisht me foton e ballkonit, ku modelja dhe DiCaprio janë shfaqur së bashku, Afërdita ka uruar me një mesazh të thjeshtë: “Më në fund. Urime për “Oscar”-in e parë.”
Edhe pse pati shumë komente, reagime dhe dyshime në rrjetet sociale, duke postuar këtë foto, Afërdita e konfirmon edhe një herë tjetër, se në krah të aktorit është pikërisht ajo.