Kristin Prengaj, modelja 18-vjeçare është përfolur shpesh herë për lidhjen e saj me reperin e njohur Noizy. Por në një intervistë, ajo e ka mohuar këtë lidhje.

“Me Noizyn nuk kam pasur lidhje, thjesht shok e kam, asgjë më shumë”- ka thënë Prengaj.
Gjithashtu Kristine tregon se ka shumë shoqëri në Shqipëri dhe Kosovë dhe se nuk i pëlqen të flirtojë. Ajo ka në mëndje edhe elementet që duhet të ndërthurë një mashkull për të qenë ideali.
“Brun, esmer, muskuloz dhe i pasur”- thotë Kristin duke qeshur.
