Aktori i njohur i humorit Devis Muka në një intervistë për revistën Story ka zbuluar pak më shumë për veten e tij. Ne deri më tani e kemi parë vetëm në versionin e tij humoristik, por ai ka treguar pak më shumë për jetën e tij.
Devisi ka thënë se nuk i ndodh të mërzitet dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi ka në gjak humorin dhe situatat të ndryshme i kapërcen përmes tij. Gjithashtu ka treguar se nuk i përlqen të përfshihet në zënka, por kur i rastis zihet keq.
Përsa i përket atyre që thuhen rreth e rrotull për të, ai përgjigjet: “Thashethemet nuk ka ditë që nuk më ndahen, madje kur ka ditë që nuk dëgjoj sajoj ndonjë për veten. Bukën hiqja shqiptarit po thashethemet jo!”.
Ndërsa përsa i përket pyetjes se kur ka qenë hera e fundit që ka bërë sex, ai ka thënë: “Para një ore, por meqë ma kujtuat po shkoj të bëj prapë”. Nëse këtë e ka thënë me humor apo jo nuk e dimë, por nëse është e vërtetë, bravo Devis…fundja djali i ri je.
