Sa herë jeni zënë me motrën tuaj për një bluzë, apo për këpucë? Kush ka motër gjithmonë i has këto “probleme”. Ashtu edhe gocat e showbiz-it, motrat e famshme Vjollca kanë veshur bluzën e njëra tjetës.

Dje, Luana në një dalje me kolegët e saj të programit “E diel”, seç na kujtoi me bluzën që kishte veshur. Uuu, po! Marinën, e cila kishte veshur të njëjtën bluzë gjatë udhëtimit të saj në Pragë.

Ishte pikërisht e njëjta. Bluza e zezë me modelin e luleve blu. Tani nëse ia ka “vjedhur” Luana apo nëse ia ka dhënë vetë Marina nuk e dimë. Ka edhe mundësi të kenë blerë të dyja të njëjtën.


