Pak ditë më parë u dëgjua për këngëtaren Xhensila Myrtezaj se ka kryer ndërhyrje plastike dhe se ka ndryshuar shumë pamjen në krahasim me vite më parë. Por nga ana e saj nuk pati anjë reagim apo kundërpërgjigje në lidhje me këto spekulime.

Paraditen e sotme ajo zgjodhi një mënyrë shumë “natyrale” për t’i dhënë përgjigje të gjithë atyre që e sulmuan duke thënë se fytyra e saj ka ndryshuar.

Në një video të postuar në Snapchat, ajo duket që sapo është zgjuar dhe teksa ecën thotë: “Unë tani jam zgjuar në fakt, kështu natyrale siç kam qenë, jam dhe siç do të jem gjithmonë”.