Kamela Islamaj ka vendosur të flasë për marrëdhënien e saj romantike.

Këngëtarja e njohur për performancat live ka qenë e ftuar në emisionin “Tek Unë Me Arjola Shehu” në Intv dhe ka ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj private. Kamela ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën sentimentale, por këtë herë ajo iu është përgjigjur pyetjeve rreth kësaj teme dhe ka folur për marrëdhënien e saj me Truman që ka nisur tre vjet më parë.
“Prej disa kohësh bashkëjetoj me të dashurin tim, ai është Dj dhe graphic designer. Jemi të lumtur, jemi mirë. Bashkëjetesa është e thjeshtë sepse unë dhe Truman jemi sa të ngjashëm aq edhe të kundërt. E kemi gjetur te mesmen tonë të artë”, tregon Kamela për Intv.


Nga profili i Truman në Faceboook, kupton që ai është italian, i lindur në qytetin jugor të Salernos dhe pasi ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe më pas ka thelluar studimet në fushën e të drejtave të njeriut, i është kushtuar fushës së graphic design-it. Ai ka pasur disa eksperienca punë në kompani të ndryshme marketingu në Tiranë, gjatë të cilave ka njohur edhe Kamelën, siç e tregon ajo në këtë video (min 21:21).
Vincenzo, me pseudonimin e hershëm Truman, është gjithashtu dhe dj dhe bashkë me Kamelën kanë gjetur pika takimi edhe në muzikë dhe kanë krijuar një grup të tyrin që performon në vendet ku i ftojnë.
