Një vit më parë, Majlinda Bregu ka qenë personazh i kopertinës së revistës Class, pikërisht në majin e saj, për të folur edhe për ndjesitë që i jepte mosha. Dhe ishte e qartë, tej formulave optimiste që ndonjëherë personazhet citojnë, që ajo me moshën kishte vërtet një raport shumë të mirë. Madje, ndihej shumë më mirë tani sesa 20 vjet më parë, aq sa versioni i parë për titullin ishte “E dua moshën time” që për arsye të ndryshme u ndërrua në “Të duash fatin tënd”.

“Sot jam në gjendje të jetoj me të vërteta që nuk bien dakord mes tyre. Besoj ky është një raport më i vërtetetë me veten, nuk shqetësohem shumë për gjërat që janë të parëndësishme, i di limitet e mia, mund të jem më shpesh në rrëmujë e kaos, por e pranoj më qetë, nuk kam atë alarmin e 20-vjeçarit apo diçka më tutje, kur gjithçka që nuk shkon mirë, të krijon panik. Sot, e kuptoj, që nëse diçka nuk po shkon mirë, është vetëm diçka që nuk po shkon mire dhe shpesh ka një zgjidhje tjetër. Në mos pastë, duhet ta pranosh me  dhimbje. Një lloj elasticiteti autoironik që të ndihmon për të kaluar edhe të papriturat edhe gënjeshtrat që deri dje i dija për të vërteta”, thoshte ajo vitin e kaluar.

Dhe mendon njëlloj edhe sot, kur ka mbushur 43 vjeç. “43 më mirë sesa 23”, shkruan në faqen e saj pranë një fotoje ku përqafon fort një jastëk dhe kuptimin e thënies së qëndisur mbi të. “Vitet nuk kanë rëndësi, nëse nuk je verë”…Edhe pse ne do kalonim te klasikja për Majlinda Bregun, që ajo, si vera, bëhet më e mirë me moshën.

 

43 me mire se 23â?️ð???ð???ð???

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu) on

Deputetja ka postuar edhe një foto ku fëmijët e kanë pushtuar me puthjet e tyre. “Dhe kjo është ditëlindja që dua”, shkruan ajo.

Kjo është dhe arsyeja më e madhe që 43 është më mirë sesa 23.