Rozana Radi është mjaft e kujdesshme për jetën e saj private dhe përpiqet ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por sot mjaftoi një foto misterioze dhe mediat menjëherë filluan titujt “Rozana Radi zbulon të dashurin”. Ndërsa të gjithë prisnin të mësonin më shumë për identitetin e partnerit të saj, Rozi i zhgënjen këtë herë duke treguar se lajmet e ditës për një foto nuk janë aspak të vërteta.

Bëhet fjalë për këtë foto, në të cilën Rozana ka kapur dorën me dikë dhe meqenëse imazhi i personit nuk është i plotë, me gjasë “duhet të ishte i dashuri”, por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për të. Kjo është edhe arsyeja që pas publikimit dhe reagimeve, Rozi e ka fshirë foton nga rrjetet sociale. Në një prononcim për revistën Class, Rozana tregon se djali me të cilin ajo ka dalë në këtë foto është një kushëri i saj (djali i tezes), ndaj të gjitha lajmet e postuara për të nuk janë aspak të vërteta.