Me anë të një shkrimi të mbushur me dashuri dhe emocion, moderatori i njohur, Labinot Gashi na dha lajmin e bukur që sot është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Qëndresa janë bërë prindër të një vajze dhe Labi s`mund të ishte më i lumtur se kaq. Siç ka shkruar edhe ai vetë, për pak minuta që mbajti në krah të bijën, mori dashurinë më të madhe të kësaj bote.

Si një prind i ri dhe me dëshirën e papërmbajtur për të ndarë ndjesitë e para me të gjithë, Labi ka postuar një foto duke na e prezantuar tashmë me emër vogëlushen. “Rroa Gashi”, -shkruan ai përkrah fotos së ëmbël, ku mban dorën e vogël të të bijës. Rroa, një emër shumë i veçantë dhe i padëgjuar për ne, megjithatë shumë i bukur. Mirë se erdhe në jetë Rroa!