Scarlett Johansson është shtatzënë!

Burime të shumta për Page Six kanë bërë të ditur se aktorja e famshme është duke pritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Colin Jost dhe të dy janë shumë të entuziazmuar.

“Scarlett është shtatzënë, por e ka mbajtur këtë gjë private. Ajo ka mbajtur një profil shumë të ulët.” –tha një burim.

Ylli i "Avengers" ndezi thashethemet e shtatzënisë në qershor pasi u largua nga disa evente të "Black Widow".

"Ajo nuk ka bërë shumë intervista ose evente për të promovuar 'Black Widow', gjë që është për t'u habitur pasi është një prodhim i madh Marvel / Disney dhe ajo është edhe ylli protagonist, edhe producente ekzekutive," shpjegoi burimi.

Ky do të jetë fëmija i dytë i Johansson. Ajo ka një vajzë 6-vjeçare, Rose, me ish-burrin Romain Dauriac. Ndërsa për Jost ky do të jetë fëmija i tij i parë.

Johansson dhe ylli i "Saturday Night Live", Colin Jost, u kurorëzuan në heshtje në tetor të 2020-ës, pas 3 vitesh lidhje. Megjithatë ata njihen që prej vitit 2006.