Thashethemet se Belen Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë qarkullojnë në mediat italiane prej disa javësh. Por, edhe pse deri tani nuk kishin konfirmuar asgjë, është vetë showgirl-i që ka zbuluar më shumë detaje për atë që po ndodh mes saj dhe partnerit, me të cilin ka vetëm pak muaj që njihet.

Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Do donte të ndalonte kohën, sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”,- janë shprehur miqtë e ngushtë të Belen për Vanityfair pak ditë më parë. Mendohet se Belen është në pritje të një vajze.

Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës së kaluar. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez. Ajo ka edhe një djalë 8-vjeçar nga lidhja me ish-partnerin Stefano De Martino.

Për revistën italiane “Chi”, Belen Rodriguez konfirmon për herë të parë thashethemet për pritjen e ëmbël, që kanë shoqëruar shtypin rozë për disa javë: "Kam hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë", zbulon shoëgirl për Alfonso Signorini-n. Babai është Antonino Spinalbese, një ish-hairstylist nga Coppola, të cilin bukuroshja e takoi tetë muaj më parë: "Unë e vlerësoj bukurinë dhe, kur e pashë, mendova: "Çfarë djali i pashëm". Ishte tipi im, dhe për këtë jam koherente (qesh). "Nëna ime, sa fytyrë të bukur ke!",- i thashë”. “Për mua ishte dashuri me shikim të parë. Antonino është krejtësisht ndryshe nga të gjithë njerëzit që kam takuar. Gjithmonë më kanë pëlqyer "djemtë e këqinj" por, me kalimin e kohës, e kuptova që, aq sa të zbavitin në fillim, nuk të japin qetësi. E kuptova për herë të parë që doja një njeri "të sjellshëm".

"Puthja e parë? Ndodhi pas disa ditësh. Isha shumë në siklet, dukesha si një fëmijë i shkollës së mesme, dukej si puthja e parë e jetës sime”.

Belen shpjegon gjithashtu pse zgjodhi një djalë të thjeshtë: “Gjithmonë kërkojnë të nënçmojnë njeriun që fiton më pak se unë. Do të thoja bravo i qoftë që ka pasur guxim të bëjë për vete dikë që dëshirohet nga njerëz "të fuqishëm", por edhe bravo i qoftë që nuk humbet kohë me këto budallallëqe. Unë mund ta paguaj vetë hotelin më të bukur në botë”.

Belen mbeti shtatzënë pas katër muajsh lidhje: “E kemi vendosur. Historia na përfshiu të dyve dhe donim të dy të ecnim përpara. Unë nuk jam njeriu që them: "Të presim". Ai do të jetë një baba i mirë, sepse është altruist, më frymëzon me besim dhe me stabilitet”. “Mendova se nuk do gjeja dashuri tjetër si kjo, nëse do të kisha qenë në gjendje të vendosja se do të më pëlqente vetëm një njeri, edhe pse nuk e imagjinoja të kisha dy fëmijë nga dy burra të ndryshëm. Vetëm se duhet t’i kthehemi realitetit dhe besoj se fundi i martesës është një dështim, një dështim i madh. Për vite me radhë nuk pata forcën të shpresoja në të ardhmen, e ndjeva goditjen".