Vetëm pak ditë pasi deklaroi për Prive se rreth tre muaj më parë i ka dhënë fund një lidhjeje me një vajzë që jetonte në Francë, fotoja e fundit që ka mbërritur sonte po në adresë të Prive tregon të kundërtën për këngëtarin e njohur Adrian Gaxha.

Në një rrëfim të pazakontë për jetën private, të shtunën Gaxha tha se për rreth një vit e gjysmë kishte jetuar një histori dashurie, të cilën e kishte mbajtur larg syrit të publikut. Kjo, siç tha ai, jo vetëm për shkak se donte të respektonte privatësinë e partneres së tij, por edhe për të shmangur sa më shumë problemet që vijnë pasi një lidhje bëhet publike (lexo këtu).

Ndërsa sonte, një foto e publikuar nga Prive tregon këngëtarin shqiptar nga Maqedonia së bashku me një vajzë në një prej qendrave tregtare në Shkup. Edhe gjatë verës, Adriani është fotografuar në shoqërinë e një vajze në mjedise të ndryshme. Pyetje: është single apo po vazhdon i qetë lidhjen e tij të dashurisë?
