Aktori i njohur dhe moderator i “Fiks Fare”, Devis Muka, sot feston 1-vjetorin e vajzës së tij Negin. Në vitin e parë të statusit të babait, ai ka ndarë rrallëherë momente nga vogëlushja, por edhe në ato pak raste, nuk e ka mbajtur dot emocionin që i fal e vogla.

Por sot është një ditë krejt tjetër dhe shumë e veçantë. Negin, vajza e Devisit, sot ka përshëndetur të gjithë miqtë e të atit në Instagram. Me një foto të ëmbël, me ngjyrat e ëmbla të rozës, Devisi shkruan: “NEGIN, 1 VJEÇ... Faleminderit që ma bën ditën, jetën, shpirtin më të bukur. TË DUA.”