Pak javë pasi ishte i ftuar ish-Kryeministri Sali Berisha, sonte në Xing me Ermalin ishte e ftuar nusja e tij, Armina Mavlani, e cila nuk i është shmangur dot pyetjes që e ka çmenduar për një kohë të gjatë: “Kur do të martohesh ti, mi gocë?” e pyeti Ermali, pas së cilës Armina tha: “Është një pyetje që më çmendën duke ma bërë. Dhe gjithmonë kam thënë që jemi në ato hapa, por nuk kemi vendosur as kohë, as datë, akoma...” – tha Armina. Duke konfirmuar edhe deklaratën e ish-Kryeministrit Berisha, ajo tha se bashkëjeton me partnerin e saj Shkëlzenin dhe se marrëdhënia e tyre po shkon drejt finalizimit.

Ndërkohë, ajo iu përgjigj edhe “akuzave” për jetën luksoze: “Ndoshta shumë njerëz nuk e dinë, por unë punoj që nga mosha 19-vjeçare. Me kalimin e kohës, dyqani dhe blogu më kanë ofruar mundësinë e udhëtimeve dhe ftesave në koleksione të ndryshme apo showroom-e, të cilat më ftojnë dhe më akomodojnë....” – tha Armina duke shtuar se donte ta sqaronte një herë e mirë këtë temë.





