Prej javësh tashmë përflitet se bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është në pritje të një fëmije. Thashethemet mbi këtë fakt i përforcoi edhe më shumë vetë Veliaj, i cili në një intervistë në emisionin “Rudina” pati treguar se faktikisht po planifikonin një fëmijë. “Vitin tjetër”, ka thënë Veliaj, i cili padashur nxiti thashethemet se realisht partnerja e tij Ajola Xoxa është shtatzënë.

Kjo e fundit i ka sqaruar thashethemet në emisionin “Thumb”duke thënë se lajmi i shtatzënisë nuk është aspak i vërtetë dhe se Erioni nuk ka fshirë asnjë foto, siç pretendojnë mediat. Gjithashtu me shaka, Xoxa ka treguar se edhe planet për fëmijë vitin tjetër, janë planet e Erionit pasi ajo vetë nuk ka thënë gjë.
