Balerini i njohur Iliv Avdyli ka hapur sot arkivin e fotografive dhe ka zgjedhur njërën për të kujtuar shoqërinë e 22 vjetëve më parë. Mes tyre, është edhe regjisorja Inis Gjoni, e cila punën me televizionin e ka filluar shumë herët. Fillimisht, si balerinë e më pas edhe si prezantuese e më vonë edhe këngëtare, Inisi e krijoi shpejt profilin e një showgirl-i të njohur të ekranit.

Por nëse një pjesë e mirë e kanë harruar, kjo foto jua sjell të gjallë bukuroshen me kaÒ«urrelat karakteristike, që sot, pas më shumë se dy dekadash, nuk ka asnjë ndryshim veÒ« ngjyrës së flokëve.

Pasi e ka postuar edhe në profilin e saj në Instagram, Inisi kujton: “Ja dhe nxënësit e shkollës së baletit. Òªfarë kutimi kjo foto..... e vitit ’94, gjatë turneut në Amerikë. Thanks @ilirav11 që nxore nga sënduku këtë foto…”
Sënduku i Ilir Avdylit, me siguri u ka zgjuar kujtimet edhe kolegëve të tjerë, si balerini Dion Gjinika dhe miqtve të vjetër të klasës.
