Lajmi se policia e Durrësit arrestoi mbrëmjen e djeshme Noizy-n pushtoi me radhë të gjitha mediat. Mbrëmjen e së hënës, policia e ka shoqëruar reperin e njohur në rajonin e policisë pas videos ku ai gjuante me armë. Siç u mësua, arrestimi ndodhi pasi u shpall në kërkim reperi tjetër Stresi për armëmbajtje pa leje. Motra e këtij të fundit publikoi një video, ku Noizy gjuante me armë dhe nëpërmjet saj kërkonte sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj, Arkimend Lushaj, Stresi.

Të gjithë këtë ironi mediatike për "arrestimin me burg" e ka përdorur së fundi edhe Ermal Mamaqi, i cili ka postuar një video përmes së cilës bën humor me “fenomenin”. Edhe pse gjithçka për Noizy-n është sqaruar dhe ai është lënë i lirë, Ermali, me gjasë, e ka vizituar në “burg” reperin e njohur me dëshirën për ta nxjerrë nga burgu. Moderatori i “Xing me Ermalin” “përfundon” në burg bashkë me Noizy-n dhe u kërkon të gjithëve t’i ndihmojnë... “Erdha me nxjerr këtë nga burgu, më rrasën dhe mu brenda”- thotë Ermali me shaka. “Kush ka mundësi tek burgu të na sjellë cigare, se këtu është si me qenë te markata e peshkut”...
Me sa duket, Noizy mund të jetë një prej të ftuarve të radhës në “Xing me Ermalin”, ku, me siguri, i duhet të sqarojë një herë e mirë edhe “problemet” me policinë.
