Shumë pak e mbajnë mend Samantën e vogël në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”, ku ajo nisi të këndojë për herë të parë në publik. Por nuk janë të paktë ata që timbrin e saj të veçantë nuk mund ta ngatërrojnë me asnjë zë tjetër. Dikur, ajo këndonte këngët e këngëtareve që sot i ka kolege, ndërsa sot numëron me dhjetëra këngë, shumë prej të cilave hite, projekte e koncerte në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Megjithatë, Samanta është një prej atyre këngëtareve që nuk i ka harruar fillimet e saj në muzikë, as pjesëmarrjet në netët finale të programit “Ethet e së premtes mbrëma”, pas të cilit emri i saj dalëngadalë do të bëhej pjesë e zërave më të mirë shqiptarë.

Në një video të postuar në profilin e saj në Instagram, Samanta kujton me nostalgji pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, ku interpretonte këngën “Ika larg” të Eneda Tarifës: “Kur nisa ëndrrën time... 13 vjet më parë! Vetëm 13-vjeç! E dua akoma këtë këngë… “ – shkruan këngëtarja në krah të videos.

 

Kur nisa endrren time... 13 vjet me pare! Vetem 13-vjec! E dua akoma kte kenge @enedatarifa 🙌 #ikalarg #ethetesepremtesmbrema

A video posted by Samanta Karavella (@samantaofficial) on

Për skeptikët dhe për të gjitha komentet për ndërhyrjet në fytyrë, kjo video ka një përgjigje të prerë.