Skenat pasionante që këngëtari 35-vjeçar Stine i realizoi në klipin e këngës “Bella”, të cilin e ka publikuar disa javë më parë nuk kaluan pa u komentuar nga mediat e portalet. Protagonistja që kantautori kishte zgjedhur për këtë rol është një brune me kaçurrela, që bie në sy për sharmin dhe tiparet e bukura, por më tepër për kërcimin e zhdërvjellët prej profesionisteje.

Shumë pikëpyetje janë ngritur pas atyre skenave e sidomos pas “shashkës” dhe ngacmimeve që vetë kantautori tha publikisht: “Ajo nuk më foli dy ditë me radhë.” E kishte fjalën për partneren, e cila, me gjasë u bë xheloze për bukuroshen e klipit.

Por kush është kjo vajzë e panjohur për publikun, së cilës Stine i këndon me shumë dashuri? Siç shkruan Story, ajo quhet Jiny Garuli, është një vajzë shqiptare e famshme në Gjermani për kërcimet bellydance. Sipas komentuesve, mund ta ketë njohur Stinen që kur ishte në Gjermani dhe ushtronte kërcimin. 32-vjeçarja ka lindur në Shqipëri dhe është larguar kur ishte në moshën 6-vjeçare. Përveç klipeve e axhendës së ngjeshur me shumë ture nëpër botë, ajo jep mësime kërcimi orientale në një shkollë në Hamburg. Klipi i Stines në të cilën është përfshirë edhe Jiny ka intriguar shumë ndjekësit e tij, madje edhe portalet që e komentuan jo pak puthjen e kantautorit në klip.