E rritur në një familje me shumë dashuri dhe me prindër të përkushtuar vetëm ndaj saj, blogerja e njohur Armina Mevlani nuk e ka pasur aspak të vështirë ta marrë të gjithë vëmendjen për vete. Si një vajzë me personalitet, Armina ka marrë më të mirat nga i ati dhe e ëma. Në një rrëfim të fundit për “Rudina”, Arbeni tregon se e bija ka trashëguar prej tij humorin, natyrën e Ò«iltër, ndërsa nga e ëma këmbënguljen. Por Armina është edhe një vajzë xheloze, nëse nuk e keni ditur.

Sigurisht, nuk është fjala për marrëdhënien e saj me partnerin, por me të pasurit një vëlla apo një motër tjetër në jetën e saj. SiÒ« tregon i ati, Moza, bashkëshortja e tij, para se të merrej me sport, ka qenë balerinë dhe profesioni, tregon ai, nuk t’i pranon shumë lindjet. Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja: “Moza ka punuar si balerinë dhe puna e baletit nuk t’i pranon shumë lindjet, por edhe Armina ishte xheloze, nuk donte një vëlla apo motër tjetër. Edhe sot që e pyes, thotë “jo, jam në rregull kështu.”

PërveÒ« karakterit, Armina duket se ka trashëguar nga i ati edhe pasionin e fshehur të aktrimit. Arbeni tregon se edhe këtë pasion të hershëm të tijin duket se ia ka marrë e bija: “Armina ka edhe një pasion të fshehur. Ashtu si unë, edhe ajo ka pasur qejf të bëhet aktore. Ndoshta tani është pak vonë, por ku i dihet… Këtë them që e ka marrë nga mua. Ajo është me humor, është e Ò«iltër… si unë”

Ndërsa nga e ëma, ka trashëguar këmbënguljen dhe vendosmërinë: “Armina ka një natyrë që këmbëngul për diÒ«ka që do ta realizojë, është me këmbë në tokë dhe gjithÒ«ka që vendos të bëjë, e arrin. Ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe e kemi lënë të lirë… “