Damiano dhe Armela ishin ndër konkurrentët më të fortë të këtij edicioni të Big Brother 9. Por aventuara e tyre brenda shtëpisë mori fund të shtunën që lamë pas, kjo për shkak të Damianos.

Big Brother vendosi ta përjashtojë atë nga loja pasi theu 3 nga rregullat bazë të këtij programi. Si rrjedhojë u largua nga loja edhe Armela, partnerja e tij.

Në studio me Arbanën, Armela u shpreh se nuk ishte e dashuruar me Damianon.

Në Instagramin e Armelës, i cili menaxhohet nga të afërmit e saj, në një foto ka komentuar edhe Damiano. Ai i ka shprehur mbështetjen Armelës edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.