
Ditën e djeshme në mediat rozë qarkulloi lajmi se vajza e deputetes Jozefina Topalli dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshimet e para u hodhën pasi në profilet e tyre respktive në rrjetet sociale, dyshja e njohur nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Asnjë gjurmë të njëri tjetrit në Instagram apo Facebook, nuk ka.

Luizi në fakt sot i ka shtuar dyshimet pasi në një video të postuar në Facebook shfaqet duke kënduar dhe, shkruan “për të gjithë meshkujt që janë vetëm”.
Kjo gjë në fakt, e ka konfirmuar disi ndarjen e Luizit me Megin, por që gjithsesi pa një prononcim të çiftit, asgjë nuk është e sigurt.
