Aktorja 42 vjeçare është zyrtarisht brune. Është fotografuar me flokët e lyer me nuancë më të errët pak ditë më parë teksa kishte dalë me bashkëshortin e saj, Benji Madden, në Los Angeles.

Nuk është hera e parë që ajo i lyen flokët e errëta. Cameron Diaz është bionde natyrale, por një hairstylist i njohur ka thënë në kohën kur ajo i leu flokët gati të zeza në vitin 2006, 2007 që edhe kjo ngjyrë I shkon. Të shohim sa do qëndrojë me këtë nuancë të re.