Nora Istrefi ka dalë sot nga spitali “Sistina”, pas lindjes së vajzës së saj Renée. Pas disa ditëve qëndrimi dhe rikuperimi shëndetësor, Nora ka lënë sot spitalin dhe është nisur drejt shtëpisë, së bashku me banoren e porsalindur.

Fotot e bëra publike nga Express tregojnë Norën në formë shumë të mirë fizike. Së bashku me bashkëshortin Robertin dhe mjekun që asistoi në lindje, Nora ka lënë spitalin dhe është nisur drejt shtëpisë së saj në Prishtinë, aty ku e pret një jetë e re me një status tjetër, të cilin tanimë do ta gëzojë me kohë të plotë.  

Nora Istrefi solli në jetë më 16 maj vajzën e saj, përmes një lindjeje cezariane.