Sherri mes dy reperve Pusha T dhe Drake ka qenë një prej çështjeve më të diskutuara. Pusha T i është kundërvënë Drake-ut, pasi mendon se ai ka kopjuar këngët e tij disa herë. Por kësaj radhe akuzat kanë shkuar edhe më tej. Ai e akuzon Drake se është bërë baba dhe nuk pranon fëmijën e tij.
Vitin e shkuar ish-ylli i filmave për të rritur Sophie Brussaux deklaroi se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i Drake. Kjo gjë u përgënjeshtrua nga këngëtari, por TMZ publikoi mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ku Drake i kërkonte Sophie-s të abortonte. Ajo e lindi fëmijën e saj më 24 tetor të vitit të shkuar në Francë, në të njëjtën ditë kur ka lindur edhe Drake.
Vëmendja u rikthye nga fëmija pasi Pusha T deklaroi se Drake është i ati. Në këngën e tij Pusha T thotë: “Sophie e di më mirë, pasi është nëna e fëmijës tënd. Pastroi Instagramin, por prapë vjen erë. Ti po fsheh një fëmijë. Duaje atë fëmijë, respektoje atë vajzë dhe harroje që është një pornostar, lëre të jetë bota jote.”
Sophie ka postuar foto me djalin në Instagram, të cilin e mbylli, pasi Pusha T publikoi këngën.