Drejtoresha e tv muzikor MAD dhe një nga folëset më të njohura radiofonike, madje edhe këngëtare, Gerta Heta, është duke pritur binjakë. Në një intervistë të publikar në Balkan web ajo thotë që pas shokut kur mësoi që nuk priste një, por dy fëmijë, tani I është dorëzuar lumturisë që përfshiu, që në çastin e parë, bashkëshortin Matko Djarmati, futbollist kroat dhe të bijën Luna. Prej vitesh të martuar dhe prindër të një vajze, ata ende nuk e dinë çfarë gjinie kanë binjakët sepse Gerta është më pak sesa katër muajsh shtatzënë. Ajo ka thënë në intervistë që muzika do të jetë e para që do të sakrifikohet në të ardhmen e saj si nënë e një familje me tre fëmijë edhe pse deri tani ata ia kanë dalë të ndajnë detyrimet. Matko gatuan, ndërsa të dy bashkë merren me gjithë punët e tjera të nevojshme shtëpiake. Luna, vajza e Gertës, është shumë e gëzuar për fëmijët dhe puth dy herë barkun e së ëmës dhe pse nuk mungon ndonjë shenjë xhelozie,  ndoshta me të drejtë, sepse kur e pyesin Gertën, cili është personi më i rëndësishëm për të, ajo përgjigjet “ime bijë”, ndërsa më vonë kjo përgjigje do përfshijë edhe dy fëmijë të tjerë, megjithatë duhet, të gjithë, të presin edhe pak muaj.

Gerta Heta me bashkeshortin dhe vajzen e tyre te pare, ne pritje te binjakeve