Ndërkohë që jeta e saj profesionale është duke shkuar më së miri, edhe jeta private, me sa duket, nuk po mbetet mbrapa. Së fundmi, po flitet se Era Istrefi është në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik Julian Perretta. Këto zëra lindën jo pa shkak, pasi dy këngëtarët shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Julian-i poston vazhdimisht foto dhe video me Erën.
Në një video që ai ka postuar disa orë më parë i është referuar Erës si “princesha e tij” duke përdorur emoji. Ajo që i lidh dy yjet së bashku është shtëpia diskografike Universal Music, prej së cilës mund të jenë njohur, por me shumë gjasa mes tyre ka më shumë se thjesht miqësi. Pas ndarjes nga Faton Shoshi për Erën nuk dimë të ketë pasur ndonjë lidhje tjetër, ndërsa edhe Julian është beqar pas ndarjes nga modelja Barbara Palvin. A nuk do të ishin një çift i bukur?