Elton Deda feston sot 43 vjetorin e tij, si duket edhe nga qirinjtë e tortës, edhe pse ata janë fotografuar mbrapsht për të treguar që për për shpirtrat e lirë, siç janë artistët, koha nuk kalon njëlloj.
Mes urimeve të shumta dallojmë tre të cilat artisti i ka ndarë me fansat.
E para është e dashura. “Gëzuar ditëlindjen një nga pak njerëzve, ditëlindjen e të cilit e mbaj mend pa nevojën e kujtesës së Facebookut”, i shkruan Adela.
Ndërkaq, siç e ka bërë traditë, edhe kryeministri Edi Rama i ka dërguar Eltonit një dhuratë, përmbajtjen e së cilës artisti nuk e ka bërë publike, por ka shprehur falënderime për vëmendjen e Kryeministrit. "Respekt", shkruan ai.

Njeriu i tretë, më e veçanta, është e ëma, e cila e ka uruar në orën 17.00 të birin, kurrsesi sepse kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë, por për të kujtuar momentet që asaj i kujtohen mirë, kur ka lindur Eltonin.
"Edhe 100 zemer, prita oren 5 se ne kete ore ke lindur dhe ulerite per here te pare me sa kishe ne koke, te uroj gjithe te mirat e botes, pac shendet, jete te lumtur shpirterore dha sa me shume te mira materiale qe ta gezosh kete jete, puc, mami", ka shkruar ajo.
Dhe Eltoni e ka falënderuar sigurisht znj. Antoneta. “Jam me fat qe kam ulerire nga qejfi qe me solli ne bote nje prind i mrekullueshem si Ti, mama. Puc...yt bir!”
Qirinjtë e tortës mund të tregojnë çdo lloj shifre, në marrëdhënie të tilla fëmijët ngelen gjithmonë fëmijë dhe nëse fëmija është artist, mosha do ngelet gjithmonë e parëndësishme.
