Suzana Mushkolaj është nëna e këngëtares së njohur Argjentina Ramosaj. E kemi parë shpesh në krah të vajzës së saj dhe menjëherë në sy bie imazhi i saj i kuruar deri në detaj.

Në profesion ajo është fotografe, gjë kjo e cila shpjegon pse është detajiste dhe imazhin e ka pikë të dobët.

Kur i sheh të dyja me vështirësi bën dallimin se kush është nëna e kush e bija, pasi ato më shumë ngjajnë si dy shoqe, si dy motra. Pasi të shikoni të ëmën do e kuptoni shumë mirë se ku fshihet çelësi i bukurisë së Argjentinës.