Ndonëse është në javët e fundit të shtatzënisë, këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, nuk e kanë ndërprerë aktivitetin muzikor. Shpeshherë, ata kanë qenë të ftuar nëpër club-et live të kryeqytetit, por edhe në koncerte jashtë Shqipërisë. Megjithatë, në këto ditë të fundit derisa çifti i këngëtarëve të gëzojnë në krahët e tyre djalin, Vesa është tërhqur për pak nga skena dhe po shijon këtë periudhë të ëmbël deri në fund.

Nëse disa javë më parë, Vesën do ta akuzonin për “fshehje” barku, tani që është shumë pranë lindjes së bebit, këngëtarja nuk ka ç’të fshehë më, përkundrazi duket që po e shijon shumë këtë ndryshim të bukur që i ka ndodhur dhe rrumbullakësinë e trupit. Në një foto të postuar së fundi në Instagram, Vesa ka treguar se këtë fazë të pritjes po e shijon bashkë me kohën e ngrohtë të prillit. Kështu ka shkruar edhe në foton e profilit të saj, ku duket vërtet e lumtur. Mbetet edhe pak…