Pas disa muajve nga ndarja me këngëtaren e njohur nga Maqedonia, Tuna, reperi Cozman e ka marrë veten shpejt. Pak pasi i dha fund historisë 4-vjeÒ«are, ai është duke shijuar sukseset e prodhimeve të reja muzikore në bashkëpunin me labelin Babastars. Mes Prishtinës dhe Anglisë – vendin ku jeton familja e tij, Cozman e gjen gjithmonë kohën edhe për shoqërinë e mirë. Madje, nuk ka lënë pas dore as pasionin për palestrën. Vetëm se ka një ndryshim…. Tani ushtrohet pa Tunën.

Por ka një bionde tjetër që e shoqëron edhe për këtë pjesë. Morena Taraku, këngëtarja që gjithmonë e më shumë po fiton vëmendjen e publikut, ka fituar edhe vëmendjen e Cozmanit. Në një foto të postuar nga Prive, këngëtarët shihen duke ndarë kohë bashkë edhe për shkak se kanë të njëjtin trajner palestre, Dj First. Ky i fundit ka shfrytëzuar rastin të bëjë një foto me dy këngëtarët, të cilët, përveÒ« palestrës, mund të zbulojnë së shpejti edhe ndonjë bashkëpunim.