E keni parë herët në skenën e X Factor dhe nuk e kishit menduar që fituesja e edicionit të dytë të talent show-t X Factor, sot mbush 18 vjeç? Përgjatë këtyre tre vjetëve, Arilena ka pasur disa projekte të suksesshme muzikore, “Aeroplan”, Agim” apo kënga e saj e fundit “Toke Rroke”. Ende në fillim të rrugës së gjatë në muzikë, por Arilena i ka të qarta objektivat dhe atë çka do të arrijë në muzikë.

Urimet, dhuratat dhe torta e ditëlindjes nuk ka pritur derisa të trokasë data 17. Në llogarinë e saj në Snapchat, Arilenës i kanë ardhur shpejt dhuratat e para. Një buqetë me trëndafila dhe një tortë me kurorë princeshe dhe me ngjyrat simbol së të voglës. E gjitha torta në pink e ka gëzuar mjaft këngëtaren, e cila edhe pse tanimë është 18, duket sërish po kaq e lumtur si një çupëlinë para dhuratave të ëmbla. Kush nuk bëhet fëmijë në të tilla raste?