Klaudia Pepa po rritet çdo ditë e. E parë gjithmonë si balerina e Albi Nako Dance, ajo ka krijuar tashmë një profil krejt të sajin në Itali.

Kohët e fundit, ajo ka folur për projektin e saj të ri, një shkollë baleti që do të hapë në Itali dhe ka zbuluar edhe si do emërtohet: Klaudia Dance Academy. Sot, ajo ka zbuluar një sekret të ri. Ka postuar një foto me balerinin shqiptar, që, vite më parë, ka marë gjithashtu pjesë në spektalin “Amici” duke e fituar madje. Ai është Leon Çino, i cili duhet thënë që ka ndryshuar shumë, por të gjithë e mbajnë mend kohën e suksesit të tij në Mediaset. “Projekte të reja”, lajmëron Klaudia dhe ndoshta po flet pikërisht për shkollën e saj të baletit, ku Leoni mund të jetë bashkëpunëtor, ose diçka tjetër që balerina, siç ka bërë deri tani, ka vendosur ta zbulojë hap pas hapi.

Sigurisht, në fund, gjithmonë do jenë falënderimet për njeriun që i ka dhënë asaj shumë në tërë këto vite, mësuesin dhe bashkëshortin Albi Nako.