
Bella Hadid dhe The Weeknd i dhanë fund lidhjes rreth 9 muaj më parë, por duket se pas një kohe të gjatë në karantinë, ata nuk kanë qëndruar dot pa folur.
Sipas një burimi ekskluziv për Us Weekly, çifti i famshëm kanë komunikuar kohët e fundit. Ndoshta kanë ndikuar pasojat e karantinës, ndoshta situata e tensionuar së fundmi në SHBA, ndoshta malli për njëri-tjetrin ose ndoshta të gjitha bashkë... e rëndësishme është që Bella dhe Abel janë drejt ribashkimit.

Marrëdhënia e tyre është përfolur gjithmonë në media, duke qenë se kanë pasur shpesh ndarje e ribashkime. Për herë të fundit ata u ndanë në gusht të 2019-ës, por burime pranë tyre nuk i mohuan shanset për ribashkim.
Dhe ja ku jemi sot, duke folur për rikthimin e çiftit.

