Khloé Kardashian ka nisur një romancë të re. Një ditë pasi ylli i Kardashians i mohoi lajmet se kishte nisur një lidhje, burime për Page Six kanë konfirmuar të kundërtën.
Sipas medias, Khloe aktualisht po del me një investitor privat, të cilin ia prezantoi motra e saj më e madhe, Kim Kardashian.
Burimi thotë se Khloé dhe burri misterioz u prezantuan në një darkë disa javë më parë dhe ishte një pëlqim i menjëhershëm nga të dyja palët.
Marrëdhënia është në fazat e hershme dhe Khloé po ndihet vërtet mirë, sipas People.
Për më tepër, thuhet se Khloé dhe ish-partneri Tristan Thompson nuk flasin, përveç kur bëhet fjalë për vajzën e tyre, True Thompson.
LEXONI EDHE:
E lidhur me një basketbollist tjetër? Flet Khloe Kardashian