Ditëlindja e 40-të e Stresit është shoqëruar me qindra urime nga miq, kolegë dhe fansa, por njëri prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendje se të gjithë të tjerët. Bëhet fjalë për Kejsin, ish-partneren e reperit, e cila ka zgjedhur ta urojë publikisht me një mesazh plot ndjenjë dhe emocione.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Kejsi ka ndarë disa fjalë që kanë prekur ndjekësit e dyshes, duke treguar se pavarësisht viteve dhe rrugëve të ndara, mes tyre vazhdon të ekzistojë një raport i veçantë respekti dhe mbështetjeje.

Ajo e nisi mesazhin me humor, duke kujtuar mesazhet e shumta që kishte marrë nga Stresi ndër vite, për të vijuar më pas me një deklaratë që nuk kaloi pa u komentuar.

“Gëzuar ditëlindjen! Po ta dërgoj këtë mesazh për të të uruar ditëlindjen. Besoj se ta kam bërë borxh se sa mesazhe m’ke dërguar ti mua. Dua të të uroj gjithë të mirat. Vitet kalojnë, gjërat ndryshojnë, por një gjë që do të mbetet gjithmonë e njëjtë është se unë gjithmonë do të jem pranë teje”, u shpreh Kejsi.

Në vijim, ajo tregoi se ndjek me lumturi sukseset dhe arritjet e reperit, duke i uruar që ky kapitull i ri i jetës t’i sjellë realizimin e të gjitha ëndrrave.

“Të dëshiroj gjithçka të mirë që kjo botë ka për të ofruar dhe uroj që ky vit t’i plotësojë të gjitha ëndrrat dhe dëshirat që ke. Vazhdo përpara si gjithmonë. Jam shumë, shumë e lumtur kur shoh që je i lumtur, që ke suksese, dhe shpresoj që ky vit të të sjellë vetëm të mira. Të jesh i lumtur dhe ta shijosh ditëlindjen tënde. Bëfsh qejf sot dhe në çdo ditë që vjen më pas”, tha ajo.

Urimi i Kejsit ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar si një nga mesazhet më të bukura që reperi ka marrë në këtë ditë të veçantë.

Edhe pse historia e tyre e dashurisë përfundoi vite më parë, Stresi dhe Kejsi kanë treguar vazhdimisht se kanë ruajtur një raport të shëndetshëm dhe një respekt të ndërsjellë që ka mbijetuar përtej ndarjes. Dhe pikërisht ky urim duket se është prova më e fundit se disa lidhje, edhe kur ndryshojnë formë, nuk humbasin kurrë vlerën e tyre.