Ne na duhet të përdorim kremin e diellit gjatë të gjithë ditës, por shpeshherë harrojmë se ky është një rregull mjaft i rëndësishëm për sezonin veror. Duke e kursyer kremin e diellit apo edhe duke neglizhuar përdorimin e tij, është e vështirë që fytyra të ruajë gjendjen e saj optimale. Më poshtë keni disa sugjerime për disa kremra ekonomikë, por edhe efektivë në të njëtën kohë.
Me këtë verë që shkëlqen gjithmonë nga dielli, është e rëndësishme ta bësh pjesë të rutinës përdorimin e kremit të diellit.

Clear Cover Invisible Sunscreen Broad-Spectrum SPF 30
Nëse je e lodhur nga kremrat që të bëjnë pis vazhdimisht rrobat, është koha për këtë krem transparent që mbron lëkurën, por edhe veshjet në të njëjtën kohë. është ideal për Ò«do lloj lëkure, hidratues mjaft i mirë. (45 dollarë)

Sugar Sport Treatment Sunscreen SPF 30
Është rezistent ndaj ujit dhe një hidratant i shkëlqyer, mbron Ò«do pjesë lëkure, fytyrën, zonën rreth syve, buzët. Është shumë i thjeshtë në përdorim, vetëm përhape dhe shko. Fiks ajo që të duhet për muajt e nxehtë të verës (25 dollarë)

Ultimate Sun Protection Lotion WetForce for Sensitive Skin and Children
Ky është kremi që i duhet të gjithë familjes, duke përfshirë edhe fëmijët mbi 6 muaj. Është një krem kundër të gjitha alergjive, pa alkool, pa esenca të tjera parfumi dhe Ò«do lloj kimikati tjetër që mund të përmbajnë lloje të tjera kremrash dielli. Òªmimi është i arsyeshëm, 42 dollarë.

Hawaiian Tropic Silk Hydration Weightless Sunscreen Lotion
Një locion i shkëlqyer me shije tropikale është në të njëjtën kohë edhe një mbrojtës mjaft i mirë i lëkurës deri në 12 orë. Me të e ke lëkurën të mbrojtur edhe nëse ke harruar të përdorësh kremin. (7.92 – 11.49 dollarë)

Beautycounter All Over Sunscreen
Një nga arsyet për t’i besuar këtij kremi është mbrojtja shumë e mirë deri në thellësi. Formula e tij natyrale të siguron mbrojtje të gjatë dhe të sigurt përgjatë gjithë ditës. (32 dollarë)

Honest Mineral Sunscreen SPF 50+
Ok, kush nuk e do Jessica Alba-n dhe produktet e saj të bukurisë? Por në veÒ«anti nga të gjithë, ky është kremi që të duhet nga e gjithë kompania “Honest”. Shumë njerëz që e kanë provuar, japin siguri për një mbrojtje të lartë. Për më tepër është një produkt klinikisht i testuar dhe kjo e bën edhe më të thjeshtë zgjedhjen e tij. (13.95 dollarë)

Coppertone Sport Continuous Spray Sunscreen SPF 50
Nëse do të jesh aktive gjatë kësaj vere, të duhet ky krem dielli. Nuk ka rëndësi sa i fortë apo sa i lagësht është, ai do të të sigurojë mbrojtje maksimale. Ndihmon në hidratimin e lëkurës, është i pasur me antioksidantë dhe nuk të bllokon poret. Plus, është edhe shumë i lirë (7.97 – 11.41 dollarë)

Shine On Lip Screen SPF 50 with Grape Polyphenols
Edhe buzët kanë nevojë gjithashtu për t’u mbrojtur nga dielli. Dalëngadalë ato mund të fillojnë të tregojnë shenjat e moshës më shpejt edhe se sytë. Ky krem është ai që të duhet gjatë sezonit të plazhit. Bëhet fjalë jo për Ò«mim të lirë, por rezultati do ta justifikojë pagesën (22 dollarë)

La Roche-Posay Anthelios Clear Skin Dry Touch Sunscreen
Vetëm dy janë fjalët me të cilat mund të përkufizohet ky krem: i përballueshëm dhe efektiv. Ajo që është për t’u adhuruar në këtë krem është fakti që është pa asnjë pikë vaji. Kështu, nuk të duhet të fshish fytyrën gjatë gjithë kohës, fatmirësisht ky është ai që të duhet. (19.99 dollarë)
