Të gjithë mund të tregojnë eksperienca të ndryshme me frigoriferin dhe ushqimet që duhen ruajtur aty. Një pjesë thonë se të gjitha ushqimet duhen ruajtur në frigorifer, të tjerë kundërshtojnë me forcë për një pjesë ushqimesh. Me disa ushqime, kjo është preferencë personale, edhe pse ka të bëjë drejtpërdrejt me shëndetin dhe cilësinë e produkteve.
Më poshtë keni një listë të shkurtër të produkteve që duhen mbajtur dhe ato që nuk duhen mbajtur në frigorifer.
Ushqimet që nuk duhen mbajtur në frigorifer:
Domatet
Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes.
Patatet
Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshtenë në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t'i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.
Qepa
Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë, pasi frigoriferi i zbut dhe një sekret tjetër për qepët është se ato nuk duhet ti lini afër patateve pasi ato do të prishen më shpejt.
Mjalti
Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.
Ushqimet që mund t’i mbash në frigorifer, por nuk kanë nevojë:
Buka
Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme. Më mirë pak të sesa ta hedhësh poshtë gjysmën e saj.
Bananet: Shumica e njerëzve mendojnë se t’i lësh bananet në frigorifer është shumë mirë, por edhe jashtë frigoriferit prapë është mirë për bananet të rrinë në temperaturë mjedisi. Nëse i vendos në frigorifer, ato bëhen të zeza, edhe pse shija nuk u ndryshon.
Ushqimet e pjekura: Ashtu si buka, edhe disa nga ushqimet e pjekura mund të qëndrojnë në frigorifer, por ama ki parasysh: e humbasin shijen shumë shpejt. Këtu bëjnë përjashtim rastet kur ato kanë nevojë për një ngrirje të lehtë, si p.sh rasti i ëmbëlsirave (krem karamel, tiramisu). Këshilla në këto raste është: lërini jashtë dhe konsumojini shpejt.
Vaji: Vaji në frigorifer bëhet më i dendur dhe fillon turbullohet. Nëse do e vendosësh në frigorifer vajin, atëherë ai do të trashet duke marrë trajtën e gjalpit. Këtu bëjnë përjashtim vaji i arrës, i cili ka nevojë të ruhet në temperaturë të ftohtë.
Mollët: Mollët janë të shijshme të ruhen në temperaturë ambienti jo më shumë se një javë, por nëse bëhet fjalë për më gjatë, atëherë duhen futur në frigorifer. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se ushqimet duhen konsumuar në kohën e tyre, kjo është e vlefshme edhe për mollët.
Ndërsa ushqimet që duhet të jenë gjithmonë në frigorifer janë mishi, qumështi, veza, djathi, gjalpi.