Ata janë shumë të njohur. Gerd Vaso është një nga balerinët më të suksesshëm  prej gati 20 vitesh tashmë, bashkë me Enada Hoxhën. Ilir Shaqiri është gjithashtu shumë i njohur, për karrierën e tij në televizion në Itali, ku ka edhe një Akademi Danci. Ledian Agallijaj është solist i trupës së baletit në Top Channel dhe një nga balerinët më të njohur të televizioneve shqiptare.

Por pak e dinë që mamatë e tyre, kanë qenë gjithashtu balerina dikur!

Aishe Toto

Mamaja e Gerd Vasos, Aishe Toto, është një nga balerinat e para të Ansamblit të Valleve dhe Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Gerd Vaso ka pasur fatin të rritet në atë mjedis që ka qenë që në atë kohë shtëpia e tij e dytë, siç është sot, pa diskutim.

Roan mes dy balerinash, gjyshes dhe mamase

Mukades Erebara

Mamaja e Ilir Shaqirit, ka qenë dhe vazhdon të jetë pedagoge e baletit, dikur në Tiranë dhe sot në Romë, në Akademinë e Ilir Shaqirit.

Mamaja e Ilir Shaqirit, Mukades Erebara duke dhene mesime baleti ne Tirane

Domenika Ndreca

Ai është kthyer në një nga balerinët më të pëlqyer në Tiranë, pasi ka studiuar në një nga shkollat e njohura të republikave sovjetike. Por edhe mamaja e tij ka qenë një balerinë shumë e talentuar në Ansamblin e Valleve, duke vazhduar të kërcente deri afër të 50-ave, kur shumë balerina të tjera heqin dorë.