Pas 15-javësh në skenën e vallëzimit, Dance With Me ka shpallur sonte çiftin fitues të edicionit të tretë. Laura dhe Renato kanë fituar Kupën e Artë të DWM. Pasi e bënë publikun për vete për javë e javë me radhë, Laura dhe Renato fituan edhe çmimin e madh të këtij edicioni.  

Përgjatë tre muajve, shefi i njohur dhe aktorja e këngëtarja fituan simpatinë e publikut jo vetëm me performancat e sjella në skenë, por edhe me natyrën pozitive dhe shpirtin artistik: “Jam pa fjalë, nuk mund ta besoj akoma që kemi fituar. Ju falënderoj të gjithëve, – tha Renato pas shpalljes së çmimit.

Edhe Laura, po ashtu falënderoi produksionin për vlerësimin. 

 

Renato & Laura jane fituesit e edicionit te 3-te te "Dance With Me" Urime!

A video posted by DanceWithMeAlbania (@dancewithmealbania) on