Duke filluar nga 12 shtatori, për 15 javë me radhë, në spektaklin e kërcimit për veshjen janë kujdesur Kujta dhe Meri. Dy stilistët e njohur nga Kosova jo vetëm i kanë veshur në kohë rekord të gjithë konkurrentët, por edhe i janë përshtatur mjaft mirë performancave të tyre artistike.

Herë me fustane të gjatë e herë me të shkurtra, herë veshje klasike e herë moderne, edhe këtë edicion veshjet e kastit kanë qenë sa interesante, aq edhe unike.

Edhe disa prej veshjeve të prezantueses Alketa Vejsiu mbrëmjet e të hënave janë mundësuar nga Kujta dhe Meri.

Në galerinë e mëposhtme, shikoni dhe votoni veshjen e preferuar të Alketës përgjatë 15 javëve të Dance With Me.

Të gjitha veshjet e prezantueses ofrohen në Class by AV (mund t'i blini ose t'i merrni me qira). Fotografitë janë realizuar nga Orsola Mema, Class Photography.